Futboll

Arsenal-Hysaj, oferta spektakolare! Kjo është shifra më e lartë në histori për një shqiptar

As Manchester United e as Bayern Munich. Arsenali i ka parakaluar të dy klubet e mësipërme në garën për të marrë shërbimet e Elseid Hysajt, mbrojtësit 24 vjeçar që është pjesë e Napolit dhe Kombëtares Shqiptare.

Ditët e fundit emri i Hysajt është përfolur si një alternativë për klubin gjerman, por Napoli ka kërkuar menjëherë rinovimin e kontratës së mbrojtësit për ta çuar klauzolën e largimit të tij nga 50 në 100 milion euro.

Sipas sipas gazetës së njohur angleze “Mirror”, Arsenali ka vepruar më shpejt dhe ka ofruar plot 80 milion euro që të ketë shërbimet e mbrojtësit shqiptar në fund të sezonit. Përballë një oferte të tillë, menaxheri i Hysajt, Mario Giuffredi dhe Napoli janë dorëzuar dhe në ditët në vijim nuk përjashtohet mundësia që operacioni i transferimit të kryhet.

Related posts

CHAMPIONS/ “Los Blancos” mposht Inter në “San Siro” dhe ngjiten në vendin e dytë të Grupit B

Delo.autor

VIDEO/ 3 lojtarë kundër 100 fëmijëve, e pabesueshme çfarë ndodh

Q.Autor

Trajneri i Barcelonës reagon ndaj Ronaldos: Messi është lojtari më i mirë në histori

Q.Autor

Leave a Comment