Futboll

Manchester United ofron 48 milionë euro për Vidal

Nuk është çudi që Jose Mourinho është një admirues i Arturo Vidal. Shumë herë portugezi është munduar të sjellë tek United yllin e Bayern. Por mesa duket tani e ka seriozisht.

Sipas kilianes La Cuarta, United ka ofruar 48 milionë euro për Vidal. Oferta përfshin një kontratë katërvjeçare me rrogë 14,4 milionë euro në sezon për lojtarin. 30-vjeçari ka një kontratë deri në 2019 me bavarezët.

Nëse gjermanët duan të fitojnë një shumë të mirë, atëherë duhet ta shesin gjatë kësaj vere duke mos rrezikuar ta lejojnë të largohet me parametra zero vitin tjetër.

Por edhe Chelsea është duke vëzhguar gjendjen e kilianit. Trajneri Antonio Conte thuhet të ketë folur personalisht me Vidal gjatë dimrit për ta bindur për një transferim në Londër.

Të dy njihen nga koha kur ishin tek Juventus.

Related posts

Marquinhos: Mediat spanjolle po tentojnë ta hutojnë Neymarin

Q.Autor

DRIDHET REALI/ Man United ka gati 100 milionë euro për të transferuar SUPER lojtarin

Isa.Autor

KOVAC “MERR FRYMË”/ Më në fund pashë një BAYERN dominues dhe perfekt

Isa.Autor

Leave a Comment