Futboll

Tirana argëtohet me Apoloninë, Superiorja edhe më pranë

NDESHJA – Trajnerit Ze Maria iu desh t’i bënte llogaritë pa Yunus Sentamu, i cili është i grumbulluar me Ugandën, por njëkohësisht ka plotësuar edhe numrin e kartonëve të verdhë. Në mungesë të tij dhe të Michael Ngoo, te Tirana nga minuta e parë kundër Apolonisë e kanë nisur Grent Halili dhe Ernest Muçi, futbollist i paratërinjve bardheblu. Ky i fundit ia ka shpërblyer stafit teknik besimin e dhënë, duke shënuar dy gola.

Me fierakët ndeshja ka nisur me gol. Në minutën e gjashtë ishte mesfushori Asion Daja ai që bëri gjithçka mirë, u fut në zonë dhe nga e djathta pasoi në qendër tek Greca. Ky i fundit pranë portës u tregua i saktë dhe realizoi golin e avantazhit për Tiranën. Goli normalisht i dha qetësinë e duhur Tiranës, që rreth 15 minuta më vonë shënoi edhe golin e dytë.

Ishte sërish Asion Daja protagonist, me një aksion thuajse të njëjtë. Mesfushori qendror këtë herë asistoi për të riun Muçi, që nuk fali me gjuajtjen e tij brenda zonë: 0-2 dhe Tirana është në rrugën e duhur. Dimo për miqtë mund të kishte shënuar, por i vetëm me portierin Abibi nuk ia del , kjo edhe për meritë të portierit bardheblu, që me këmbë e devijon sferën. Kapiteni i fierakëve rrezikoi edhe dy herë në fund. Në të 43’ me një gjuajtje fluturimthi nga brenda zonës topi shkoi pak mbi tra, kurse pak më pas e ndali portieri vendas dhe pjesa e parë u mbyll 2-0 në favor të Tiranës.

Fraksioni i dytë i lojës nisi me një tjetër gol dhe ishte sërish Muçi ai që pas një topi të futur në zonë nga Greca, i ndodhur pranë portës, e dërgoi topin në rrjetë. Më pas rrezikuan Greca dhe Halili, që nuk ia dolën të realizonin dot. Për të ardhur te goli i radhës u deshën 30 minuta. Çelhaka nisi shpejt një rivënie fundore dhe me mbrojtjen mike të gjetur në befasi, kapiteni Karabeci shënoi i çoi shifrat në 4-0.

Bardheblutë nuk kënaqen me këtë rezultat dhe kërkojnë të shënojnë sërish. Greca iu afrua shumë golit, por portieri mik e ndali sulmuesin anësor të Tiranës në të 80’. Një minutë para përfundimit të kohës së rregullt ishte Amarildo Dimo që me një goditje nga jashtë zonës mposhti portierin Abibi. Nuk mbarojnë golat, pasi Greca në shtesë shënoi edhe golin e pestë për skuadrën kryeqytetase. /EDS/

Kategoria e Parë – Java 21

E mërkurë, më 28 mars, ora 14:00

Tirana – Apolonia 5-1
Shënues:
 Greca 7’, 92’, Muçi 23’, 48’, Karabeci 78’ / Dimo 89’

Tirana: Abibi, Kërçiku (Çelhaka 57’), Bisha, Cake, Hoxhallari, Daja, Karabeci, Maëejje (Qilimi 71’), Halili (Bardhi 62’), Greca, Muçi. Trajner: Ze Maria

Related posts

BLERJA MË E SHTRENJTË NË HISTORINË E KLUBIT/ Kovaç: Do transferojmë këtë super lojtar!

F.autor

E FRIKSHME/ Tifozët e GODASIN trajnerin ASHPËR, shikoni reagimin e tij (VIDEO)

Isa.Autor

SHORTI I CHAMPIONS LEAGUE/ Partizani dhe Shkëndija mësojnë kundërshtarët

Delo.autor

Leave a Comment