Futboll Seria A

Interi dhe Roma po e planifikojnë një shkëmbim të bujshëm në janar

 Roma dhe Inter gjithmonë kanë në radhët e veta futbollistë që kanë veshur fanellën e të dyja skuadrave.Dy skuadrat italiane shpeshherë kanë blerë nga njëra tjetra futbollistë dhe kjo gjë nuk është diçka e jashtëzakonshme.

Inter është duke kërkuar tani transferimin e mbrojtësit të majtë të Romës, Emerson Palmieri.

Në garë për italo-brazilianin mbetet edhe rivali i Romës për titullin e kampionit Juventus.

Inter ka kërkuar huazimin e lojtarit me të drejtën e blerjes në fund të stinorit për 28 milionë euro.

 Kjo ofertë e zi kaltërve është hedhur poshtë nga drejtori sportiv i Romës, Monchi.

Tani sipas medieve italiane, Inter i ka bërë një ofertë të re Romës, ku i ka propozuar shkëmbim të lojtarëve.

‘Neroazzurrët’ janë të gatshëm ta dërgojnë te Roma mesfushorin portugez Joao Mario për ta marrë Emersonin në ‘Giuzeppe Meazza’.

 Kjo ofertë e zi kaltërve duket se i ka pëlqyer Romës e cila po mendon seriozisht për një shkëmbim të tillë.

Gjithsesi duhet cekur se në garë për Emersonin është edhe gjiganti anglez Liverpool.

Related posts

Pamje+18/ Dele Alli i publikohet VIDEO porno, ‘plas’ skandali në Angli

Q.Autor

Franck Ribery drejt fundit të aventurës bavareze/ Francezi do të transferohet në Arabinë Saudite

Sadik.Autor

Cairo: Mazzarri trajneri i duhur, Belottin nuk e shes

Q.Autor

Leave a Comment