Futboll Seria A Sport

NGA PRITJA SPEKTAKOLARE TEK SULMUESI QË I DRUHET MË SHUMË/ Donnarumma: Ju tregoj planin “Kuqezi”

Në ditë si këto kur distanca nga njëri tjetri është e detyrueshme, Xhanluixhi Donaruma ka preferuar të “kridhet” mes tifozëve nëpërmjet një interviste. Portieri, në lidhje direkte në rrjetin “Instagram”, është munduar t’i përgjigjet sa më shumë pyetjeve nga ana e tifozerisë.

Si po i kalon këto ditë?

Në shtëpi si të gjithë. Mundohem të stërvitem sa më mirë në mënyrë që të jem në formë kur gjithçka të normalizohet.

Cili ka qenë idhulli yt?

Jam portier, por i preferuar ka qenë Rikardo Kaka. Në dhomë kisha fotografi, fanella e çdo gjë rreth tij.

Si e menaxhon tensionin në fushë dhe jashtë saj?

Kjo është pjesë e karakterit tim. Unë përjetoj gjithçka qetësisht dhe jam i përulur, çka bën që të kem mundësi për të punuar fort gjithmonë.

Cila është pritja më e bukur e një porteri të Milanit?

Kampionë si Kristian Abiati apo Sebastiano Rosi nuk duhet të më mbajnë mëri, por unë preferoj një pritje të Didës në Champions kundër Ajaksit.

Po pritja jote më e vështirë?

Ka qenë një ndeshje mes Milani dhe Empolit. Makarone u gjend në zonë dhe goditi nga shumë afër, por munda ta ndaloj.

donaruma

Ke ndonjë ritual përpara ndeshjeve?

Jo jo asgjë të veçantë. Përpara se të mbërrij në stadium dëgjoj muzikë, më pas shkëmbej ndonjë batutë me përgatitësin e portierëve. Sapo zbresim në fushë për nxehjen nis të fokusohem vetëm te ndeshja.

Cili është filmi yt i preferuar?

Si nga Napoli që jam zgjedh “Ricomincio da tre” i të madhit Masimo Troisi.

Ndeshja e parë si spektator në “San Siro” cila ka qenë?

Milan-Livorno, sezoni 2005/06 dhe fituam 2-0.

Momenti më emocionues që kur je pjesë e Milanit?

Pa dyshim fitorja e Superkupës së Italisë. Ishte trofeu im i parë e nuk do ta harroj kurrë ndjesinë që kisha atë mbrëmje.

Kush është sulmuesi të cilit i druheni më së shumti?

Në karrierën time jam përballur me shumë të tillë, por Ronaldo mbetet me i rrezikshmi sipas mendimit tim.

Çfarë synimesh keni?

Çdo vit sezoni nis me objektiva. Kryesore janë ata si skuadër ndërsa individualisht mendoj të jap më të mirën duke u munduar të pësoj sa më pak gola.

Pas një viti skadon kontrata me Milanin. Çfarë plani ke?

Ngjyrat kuqezi për mua kanë një vlerë të rëndësishme sepse jam rritur te Milani dhe kam qenë gjithmonë tifoz. Plani im është që të bëj maksimumin për të ndihmuar skuadrën që të arrijë synimet.

Related posts

VIDEO/ Gafë e Berishës, i ikën topi nga duart. Ajeti jep asistin dhe i merr barazimin

Q.Autor

E PABESUESHME/ Ja sa PARA përfitojnë Messi, Ronaldo dhe Neymar vetëm nga një postim në Instagram

Isa.Autor

“COPË M*TI”/ Tensione te skuadra e Serisë A, tifozët sulmojnë yllin e ekipit

Delo.autor

Leave a Comment