Futboll Seria A

Dëmtohet Valon Behrami/ 3 javë larg fushave

Udinese do të jetë pa Valon Behramin për tri javë pasi ai ka pësuar një dëmtim në ndeshjet me përfaqësuesen.

Mesfushori pësoi një tërheqje muskulore në këmbën e majtë teksa po luante për Zvicrën.

Ai është diagnostikuar me një tërheqje të gradës së parë dhe pritet të qëndrojë larg fushave për tri javë.

Kjo do të thotë se zvicerani me origjinë kosovare nuk do të jetë në ndeshjet ndaj Atalanta-s, Fiorentina-s Lazio dhe Cagliari.

Mbetet për t’u parë nëse do të jetë në fushë për ndeshjen ndaj Napolit më 18 prill.

33-vjeçari ka bërë vetëm 16 ndeshje në Serie A këtë sezon me Udinese-n.

Related posts

NUK E PRISNIM/ Ja si ROMA do ta nderojë TOTTIN në ndeshjen kundër REALIT

Isa.Autor

PLANI I MILANIT PËR SEZONIN E RI/ Leonardo vendos 4 largime falas në verë, ja dilemat e shumta

Delo.autor

“JU OFROJ TRAJTIM SPECIAL”/ Infermierja e Dortmund ndez rrjetin në Gjermani

F.autor

Leave a Comment