Futboll La Liga Sport

NGA KAKA TEK GARETH BALE/ Ja historia e yjeve të pakënaqur që u shndërruan në… “hije”

Antuan Grizman është lojtari i fundit që ka hequr dorë nga një rol lideri tek Atletiko e Madridit për të luajtur me Barcelonën, aty ku Mesi është i paprekshmi dhe idhulli. Pas 5 sezonesh me fanellën e Atletikos ku ka shënuar më shumë se 70 gola, lideri i “Los Kolçoneros” vendosi të ndryshonte ambient.

grizman

Kërkon që të bëjë histori me katalanasit dhe të ndihmojë Valverden dhe Mesin që të rikthejnë Ligën e Kampionëve në “Camp Nou”, por duhet parë nëse do t’ia dalë. Në vitet e fundit ka pasur shumë ndryshime të tilla si ai i francezit. Futbollistë që kanë qenë liderë dhe yje në një ekip kanë vendosur të pranonin sfida të reja, por aty ishin në plan të dytë.

KAKA- Braziliani ishte ylli i madh i një Milani që shkëlqente në Itali dhe në Europë. Numri 22 udhëhiqte formacionin drejt Champions-it. Vendosi të transferohej te Reali i Madridit në vitin 2009.

kaka-real-madrid-playmaker

Por te madrilenët u transferua edhe Kristiano Ronaldo dhe në këtë moment Kaka nuk e pati kurrë rolin e rëndësishëm që kishte te Milani. Kaka e la përgjegjësinë e madhe që kishte te Milani për të qenë hija e Ronaldos. U rikthye sërish te “Djalli” në vitin 2013.

GARET BEJL- Uellsiani ishte pikë referimi te Totenhemi dhe një nga yjet më mediatike të kampionatit anglez. Gjashtë sezonet që kaloi aty e shndërruan si një lider të padiskutueshëm të një skuadre që po integrohej edhe në Europë.

bejl

Pasi mori ofertën nga Reali, Bejl nuk u mendua dy herë për të nisur aventurën me “galaktikët”. Vetëm në një sezon pati protagonizëm, por pastaj u shndërrua në hijen e Ronaldos.

NEJMAR- Rasti i Nejmarit është pak më ndryshe sesa ai i Kakasë dhe Bejlit, por fundi ishte i njëjti. U transferua te PSG-ja për të qenë lideri i një projekti fitues, ku do të ndihmohej edhe nga Mbape.

nejmar

Por dëmtimet e shumta dhe shpërthimi i talentit francez bënë që “O’Ney” të shndërrohej në lojtar dytësor. Edhe te Barcelona nuk e pati kurrë rëndësinë që kishte te Santosi.

DIEGO KOSTA- Tek Atletiko e sezonit 2013-2014 ai ishte një lojtar i jashtëzakonshëm. Diego Simeone e vlerësonte shumë dhe braziliano-spanjolli shënoi 27 gola.

Diego Kosta Celsi

Ofertat e shumta e joshën dhe ai zgjodhi të shkonte te Çelsi. Aty gjeti Eden Hazardin dhe nuk mund të bënte të njëjtin rol si te skuadra spanjolle. Diego Kosta vendosi që të rikthehej sërish tek Atletiko, por aty kishte Grizmanin dhe Moratën, të cilët e kaluan në plan të dytë.

Related posts

RIKTHIMI NË PREMIER LEAGUE PAS 16 VITESH/ Klubi historik anglez është vetëm 1 pikë larg ngjitjes

Delo.autor

E BUJSHME/ Media franceze zbulon sa do të mungojë Neymar

Delo.autor

KUALIFIKIMI NË CHAMPIONS/ Gjici: Pakult na la me probleme, kualifikimi ishte…

Isa.Autor

Leave a Comment