Futboll Gossip

Ish-gruaja ironizon Buffon: S’pati guxim të ma thoshte në sy ndarjen

Ish bashkëshortja e portierit italian, Gianluigi Buffon rrëfehet tregon për herë të parë për ndarjen.

Modelja 40-vjeçare Alena Seredova ka rrëfyer për revistën italiane Magazin Chi, pse martesa dështoi pas katër viteve. Ajo tregoi se do të kishte preferuar ta merrte vesh në një mënyrë ndryshe fundin e martesës së saj por fatkeqësisht e mësoi prej lajmeve në gazeta.

“Do të kisha dashur të kisha marrë vesh ndryshe mbi fundin e martesës sime. Do preferoja të ma thoshte vet që martesa jonë mbaroi, por fatkeqësisht e mora vesh nga gazetat.”- tregon Seredova.

Alena Seredova dhe Buffon u martuan në 2011, ata kanë dy fëmijë së bashku. Në vitin 2014 erdhi ndarja.

Tashmë të dy janë të dashuruar me njerëz tjetër. Portieri i Juve-s është me gazetaren Illaria D’Amico, ndërsa Seredova është lidhur me një biznesmen italian.

Related posts

Benzema pranë largimit nga Reali, Arsenali në ‘pole position’

Q.Autor

SIGURUAN TITULLIN KAMPION/ Mbappe ndëshkon dy herë ish-skuadrën e tij, ja gjesti që bën (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Kategoria I, Grupi B: Telashe për Bylisin, rihapet ndeshja dhe mbetet me 10 lojtarë

Isa.Autor

Leave a Comment