Futboll Premier League

Jose Mourinho bind Gareth Bale të shkojë tek United

Jose Mourinho ka bindur yllin e Real Madrid Gareth Bale për t’iu bashkuar United këtë verë, sipas raporteve në Spanjë.

United ishte interesuar për uellsianin që gjatë verës së kaluar.

Por sipas Diario Sport, skuadra angleze ka ringjallur interesin për Bale teksa kërkojnë të konkurrojnë Manchester City-n sezonin e ardhshëm.

Diario AS pretendon se sulmuesi do të jetë një nga yjet që do të largohet në fund të sezonit teksa Real po përgatit një mini-revolucion.

Bale ka kaluar një sezon zhgënjyes te Los Blancos pasi përveç dëmtimeve të vazhdueshme, ai është ulur më tepër në stol sesa ka zbritur në fushë.

Por tashmë që i kanë kaluar vuajtjet me dëmtimet, Madrid pritet të pranojë një shumë të majme për uellsinain në mënyrë që ta ri-investojë diku tjetër për të konkurruar Barcelona-n vitin tjetër.

Skuadra e Zidane aktualisht është në vend të tretë në La Liga, 15 pikë pas kryesuesve të Barça-s me nëntë ndeshje të mbetura.

Related posts

ANALIZA/ Jose Mourinho? Jo faleminderit!

Delo.autor

PARTIZANI NIS TË “ÇMONTOHET”/ Zbulohen prapaskenat, titullari kërkon pagë 4 mijë euro në muaj për të rinovuar

Delo.autor

Agjenti ia ofron Pogban PSG-së

Sadik.Autor

Leave a Comment