Futboll

THELLOHET KRIZA TEK MONACO/ Mposhtet nga Lyoni në transfertë

As Tierry Henry nuk mund ta nxjerrë nga kriza Monacon. Skuadra nga Principata u mposht 3-0 nga Lyoni në transfertë dhe mbetet e parafundit në Ligue 1, me 13 pikë, pozicion që askush nuk e kishte menduar në fillim të sezonit për këtë skuadër.

Gjithçka funksionoi keq për formacion e Henry, që golin e parë e pësoi që në minutën e 6-të, me autor Aouar. Në minutën e 34-rt, “ylli” i Lyonit, Fekhir, realizoi të dytin, por nuk do të përfundonte me kaq. Sikur të mos mjaftonte pësimi i dy golave, në fillim të pjesës së dytë Golovin u ndëshkua me karton të kuq, për t‘ia bërë edhe më thjeshtë fitoren ekipit të Lyonit. Në minutën e 59-të, Mendy realizoi edhe të tretin për të besuarit e trajnerit Bruno Genesio.

Më këtë fitore Lyoni i merr vendin e tretë Montpellier, me vetëm 3 pikë më pak se Lille. Ligue 1 kryesohet nga PSG me 44 pikë, 14 fitore dhe vetëm 2 barazime.

Related posts

E FUNDIT/ Orë VENDIMTARE për PJANICIN, ja ku po transferohet “MAGJISTARI”

Isa.Autor

Koulibaly konfirmon Sarri-n në “Stamford Bridge” dhe paralajmëron tifozët e Chelsea-t

Isa.Autor

Tirana në dorë të Disiplinës, skadon afati për Muzakën

Sadik.Autor

Leave a Comment