Futboll

VIDEO/ Armando Vajushi shënon këtë supergol në Serie B

Mesfushori me tipare sulmuese, Armando Vajushi, ka gjetur rrugën e rrjetës në sfidën mes Ternanës dhe Pro Vercellit 4-3, të vlefshme për javën e 20-të të Serisë B.

26-vjeçari shqiptar shënoi golin e dytë për Pro Vercellin në minutën e 67-të, gjithsesi skuadra e tij nuk e shmangi dot humbjen.

Shkodrani e nisi ndeshjen nga stoli dhe u hodh në fushën e lojës në minutën e 58-të. Vetëm 9 minuta i kanë mjaftuar për të gjetur rrugën e rrjetës.

Ky ishte goli i parë i shqiptarit për këtë sezon në Serinë B. Skuadra e Pro Vercellit ndodhet në një situatë aspak komode, duke mbajtur vendin e parafundit, me 18 pikë në 20 takime.

Related posts

ZYRTARIZOHET GJITHÇKA/ Futbollisti i Premier League firmos me Interin (FOTO)

Delo.autor

PANORAMA E LA LIGA/ BARÇA favorite, REALI i frikshëm dhe surprizat Atletico, Sevilla, Valencia

Isa.Autor

UEFA PËRJASHTON JUVENTUSIN NGA EVROPA/ Vendimi vjen pas shkeljeve të bardhezinjve

F.autor

Leave a Comment