Futboll Seria A

Gattuso toleron futbollistët e Milanit, thyen rregullin që e vendosi vetë

Humbja e thellë 3-0 ndaj Veronës në “Bentegodi” u shoqërua me vendimin për grumbullimin e Milanit në qendrën sportive, deri në një afat të pacaktuar.

Ky vendim u quajt i domosdoshëm nga trajneri Genaro Gattuso, për të lidhur më shumë lojtarët me njëri-tjetrin, por edhe për të rritur përqendrimin në ekip. Në të njëjtën linjë ishin edhe drejtuesit e kuqezinjve, që mbështetën iniciativën e trajnerit.

Gjithsesi, pas 2 ditësh e gjysmë izolimi, Gattuso është treguar zemërgjerë dhe ka lejuar që në darkën e të enjtes, të marrin pjesë edhe familjarët e futbollistëve.

Kështu të dashurat, gratë, fëmijët apo familjarë të tjerë të kuqezinjve janë mirëpritur në një darkë në Milanello, teksa janë takuar përreth 2 orë me të afërmit e tyre në izolim.

Nuk dihet ende nëse kjo darkë ka qenë një shpërblim nga ana e Gattusos, për angazhimin e futbollistëve, apo trajneri i Milanit ka tentuar të zbusë situatën, pasi sipas mediave pranë kuqezinjve, futbollistëve u kishte ikur buzëqeshja në këtë grumbullim.

E shtuna mund të jetë dita e fundit e grumbullimit për Milanin, por në rast të ndonjë rezultati negative, nuk përjashtohet mundësia që izolimi të vijojë deri në derbin e 27 dhjetorit, për Kupën e Italisë.

Related posts

Pep Guardiola: “Tani e ndjej veten anglez”

Q.Autor

Ish-presidenti i MILANIT në telashe/ Ja sa është shuma e kredisë që nuk ka paguar

Isa.Autor

GJIGANTËT NUK JANË VETËM DUKE HUMBUR PIKË/ Ja kostot financiare të dështimeve në Champions tek Real Madrid

Delo.autor

Leave a Comment