Futboll Premier League

Juan Mata thirrje lojtarëve: Eliminimi ndaj Bristol City nuk është tragjedi!

Mesfushori i Manchester United, Juan Mata, u ka bërë thirrje bashkëlojtarëve të vet ta harrojnë eliminimin nga EFL Cup dhe të shikojnë përpara, duke thënë se nuk është tragjedi humbja ndaj skuadrës së ligës së dytë angleze, Bristolit City.

Goli i Korey Smith në kohën shtesë ia siguroi Bristolit kalimin tutje dhe humbjen e dytë në katër ndeshje skuadrës së Jose Mourinhos.

Në këtë ndeshje, Mata ishte në bankë të rezervistëve dhe nuk u përdor fare. Ai ka thënë se është i zhgënjyer me rezultatin, por insistoi se skuadra duhet të shikojë përpara nëse dëshiron të arrijë diçka këtë sezon.

“Kur luan për një skuadër si Manchester Unitedi, cdo humbje është befasi e madhe për të gjithë. Për tifozët, për ju dhe veçanërisht për ne. Ne vuajmë kur nuk fitojmë. Por duhet ta kuptojmë se humbja është pjesë e sportit dhe pjesë e futbollit dhe mund të ndodhë, prandaj nuk është tragjedi”, ka thënë Mata.

Related posts

SHËNOI KATËR GOLA/ Mourinho i prish momentin talentit Son: S’është njeriu i ndeshjes

Delo.autor

“AI DUKEJ I RËNDË”/ Roy Keane: Vetëm Zoti e di se çfarë madhësie pantallonash vesh Aguero

Delo.autor

“PËRBINDËSHI” KUNDËR “PLESHTIT”/ Ronald Koeman parashikon grupin H dhe… Juventus

Delo.autor

Leave a Comment