Futboll Premier League

United-Swansea, “Djajtë” s’dinë të humbasin ndaj “Mjelmave”

Manchester United do të presë Swansea-n pasditen e së shtunës, një ndeshje që do të jetë e vlefshme për javën e 32- të kampionatit anglez. “Mjellmat” kanë qenë problematike për disa prej ekipeve të mëdha të kampionatit anglez në muajt e fundit. Pas tri fitoresh radhazi, United do të kërkojë të mbrojë vendin e dytë nga sulmet e Liverpool dhe ta thellojë diferencën me ekipin e Klopp.

Nga ana tjetër, Swansea është 3 pikë larg zonës së rënies nga kategoria, por duket se trajneri Carlos Carvahal ka ndryshuar mentalitetin e ekipit. Ata do të paraqiten në “Old Trafford” me 1 humbje të pësuar në 8 ndeshjet e mëparshme të kampionatit.

Ndeshja e fundit mes këtyre dy skuadrave është luajtur në Kupën e Ligës, në tetorin e 2017-ës, dhe është fituar nga United me rezultatin 2-0. “Djajtë e Kuq” kanë fituar pa probleme 4-0 takimin e fazës së parë dhe janë të pamposhtur në pesë ndeshjet e fundit të luajtura kundër Swansea-s në të gjitha kompeticionet: 4 fitore dhe 1 barazim.

Related posts

MILAN KËRKON PËRFORCIME TË MËDHA/ Maldini synon të “RRËMBEJË” talentin e “Katalanasve”…

Delo.autor

RENDITJA/ Gjermania jashtë Botërorit, e mbyll grupin në vendin e fundit

Sadik.Autor

Nuk kanë fund problemet te Arsenal, “ylli” i skuadrës konfirmon largimin

Sadik.Autor

Leave a Comment