Futboll

U dëmtua në burg? Tevez shpërthen ndaj gazetarëve

Mos e bëni me nerva Carlos Tevez-in. Sulmuesi argjentinas, i cili u rikthye në Argjentinë për të luajtur me Boca Juniors, pas përvojës zhgënjyese në Kinë, ka reaguar me zemërim ndaj lajmit  të publikuar nga gazeta argjentinase Clarin, sikur Apache ishte dëmtuar në një ndeshje miqësore, të zhvilluar në burgun e Bouwer, që ndodhet në provincën e Kordobës, aty ku po qëndron edhe vëllai i tij Juan Alberto Martínez (i dënuar në vitin 2010 me 16 vjet, sepse sulmoi me armë një furgon të blinduar). “Jam dëmtuar në palestër, nuk jam budalla”, tha Tevez.

“Isha duke bërë ushtrime për këmbët dhe kur mbarova së stërvituri, kuptova se isha dëmtuar. Bëra analizat e duhura dhe mjekët konfirmuan lëndimin”, shtoi ish-numri 10 i Juventusit pwr Radio La Red. “Tani po fokusohem vetëm tek rikuperimi, nuk e di kur do të kthehem, por nuk dua të nxitohem”, tha ai.

“Më ka ardhur në majë të hundës, gazetat shkruajnë vetëm gënjeshtra, pasi unë nuk kam luajtur asnjëherë golf, kam kaluar dy ditë pushimi me familjen në Kordoba. Tani e kuptoj se si ndihej Riquelme, sepse edhe ai ka kaluar të njëjtën gjë ” përfundoi Apache.

Related posts

Kovac lavdëron “sulmuesin e klasit botëror” dhe Jupp Heynckes për Superkupën

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA BELGJIKA/ Mesfushori De Bruyne refuzon të rinovojë me Manchester City, ja arsyeja…

Delo.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Real Madridi arrin marrëveshjen me Harzard, ja shifra “faraonike”

Delo.autor

Leave a Comment