Futboll Ligue 1

PSG vazhdon të shokojë botën e futbollit, ofron 170 milionë euro për futbollistin e Lazios

Paris Saint-Germain thuhet se po përgatit një ofertë 170 milionë euro për mesfushorin e Lazios, Sergej Milinkoviç-Saviç.

Sipas Corriere dello Sport, marrëveshja po zhvillohet përmes super agjentit Jorge Mendes, transmeton Alpenews.

Ky transferim do të thyente rekordin e Serie A prej 110 milion euro, të paguara nga Manchester United për të transferuar Paul Pogba nga Juventusi vitin e kaluar.

PSG po kërkon përforcime në mesfushë, pasi Thiago Motta është tani 35 vjeç, ndërsa Milinkoviç-Savic ka qenë prej kohësh i  kërkuar nga disa nga klubet më të mira të Evropës.

22-vjeçari ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar tre herë  në 21 paraqitje për Lazion këtë sezon.

Related posts

Thirrja e fortë e Gjicit: Riktheni Policinë e Shtetit, përkundrazi bllokojmë kampionatin!

Isa.Autor

PROBLEME PËR REALIN/ Zidane infektohet me COVID, pritet që…

F.autor

Trajneri i Lazios, Inzaghi: Milinkovic-Savic mund të bëhet më i mirë se Pogba

Delo.autor

Leave a Comment