Futboll Seria A

Asamoah te Interi, Marotta nuk e mohon

Prej ditësh në mediat italiane flitet për një akord mes Interit dhe mbrojtësit të Juventusit, Kwadwo Asamoah. Ky i fundit ka një kontratë me bardhezinjtë, që përfundon në fund të këtij sezoni dhe mund të transferohet te zikaltrit si lojtar i lirë, ndërsa drejtuesit e Interit duket se i kanë ofruar një pagë shumë të mirë.

Vetë Drejtori Sportiv i Juventusit, Giuseppe Marotta nuk e mohoi këtë zë të merkatos, ndërsa shkoi edhe më tej, teksa u shpreh se bardhezinjtë nuk do të bëhen pengesë për këtë transferim.

“Kush dëshiron të largohet, në fund të kontratës apo në fillim, ne mundohemi ta kënaqim. Deri tani nuk më rezulton që Asamoah të ketë nënshkruar me Interin, por nëse dëshiron ta bëjë, ne nuk do ta pengojmë, pasi është e drejta e tij”, tha Marotta pak minuta para fillimit të sfidës Juventus-Milan.

Related posts

SFIDA NDAJ LEICESTERIT/ Klopp: Ata mund të shkaktojnë surpriza, ndaj duhet të…

Delo.autor

Debutoi me Skocinë ndaj Shqipërisë, lojtarin e Man United e do Celtic

Isa.Autor

(VIDEO) Manchester United “fundos” Stoke Cityn, shënon golin e dytë

Q.Autor

Leave a Comment