Futboll La Liga Sport

Duel për Ivan BALLIUN/ MALAGA ka një rival për ish-lojtarin e BARCELONËS

Ivan Balliu, edhe pse është në kontratë edhe për një vit me Metz, nuk do të vijojë të qëndrojë në Francë. Palët e kanë bërë të qartë qëndrimin dhe mbrojtësi i djathtë i Shqipërisë ka dy oferta. Në Spanjë ai i është propozuar skuadrës së Malaga, që garon në Segunda Divizion.

Sipas gazetës “Sport” në Spanjë, për shërbimet e Balliu është futur në garë edhe Legia e Varshavës. Në fakt nuk është një emër i ri, pasi emri i mbrojtësit është lakuar te polakët që në fillim të merkatos së verës.

Balliu nuk është se ka shumë kohë dhe i duhet të vendosë sa më shpejt për ekipin e ri, në mënyrë që të nisë përgatitjet dhe të jetë sa më shpejt gati për lojë. Mbrojtësi pas tre sezonesh pritet që të largohet nga Franca.

Related posts

KËRKOI TË LARGOHET NGA “PARISIENËT”/ Babai i Neymar takohet me drejtuesit e Barcelonës, ja negociatat kyçe

Delo.autor

BARCELONA TRIUMFOI ME PËRMBYSJE/ Messi shpëton për mrekulli, shikoni ndërhyrjen e ashpër që pësoi ndaj Villarreal (VIDEO)

Delo.autor

NGA VARFËRIA TEK “JOCKERI” NEYMAR/ Ja rrëfimi i karrierës së yllit të Premier League

Delo.autor

Leave a Comment