Futboll Seria A

Sarri: Po të isha unë arbitër, gjërat do të shkonin ndryshe

Maurizio Sarri, trajneri i Napoli-t, ka analizuar barazimin e regjistruar në shtëpinë e Sassuolo-s: “Kemi vuajtur sepse kemi pësuar një gol të çuditshëm, pas disa episodeve jo të favorshme”, ka thënë tekniku italian.

“Nuk arritëm të kishim një ritëm të shpejtë sepse Sassuolo ka bërë gjithaçka ishte e mundur për të marrë një rezultat pozitiv. Nëse unë do të isha arbitër nuk do t’i lejoja sjellje të caktuara. Këto qëndrime të tyre na e kanë bërë gjithçka më të vështirë”.

“Gjithsesi, mund të themi se nuk pësojmë humbje në transfertë prej 18 muajsh. Kemi bërë shumë gabime në aspektin taktik. Milik? Ka qenë shumë i rrezikshëm, por nuk është akoma në maksimumin e formës. Objektivi? Të arrijmë 87 pikët në kampionat, që është rekord për Napoli-n”.

Related posts

“RUSI 2018″/ Franca kampione e botës në FUTBOLL, Kroacisë nuk i mjafton zemra

Isa.Autor

GUARDIOLA DOMINOI JURGEN KLOPP/ Ja statistikat që e shpallën kampion në Premier

Delo.autor

TERSI NË ÇEREKFINALET E CHAMPIONSIT/ Ja sa ka pa shënuar Messi në këtë fazë kompeticioni

Delo.autor

Leave a Comment