Futboll

(VIDEO) Shqiptari çmend Zvicrën, shënon supergol

Një supergol. Edhe pse nuk bëhet fjalë për një sulmues, mbrojtësi shqiptar Toni Domgjoni, që aktivizohet me Zurich në Superligën e Zvicrës, ka shënuar një gol fantastik. 19-vjeçari gjeti rrugën e rrjetës në sfidën e sotme ndaj Sionit, nga një aksion i nisur nga mesfusha, dhe duke përfituar nga fakti që ishte pranë zonës së rreptësisë realizoi këtë supergol.

Skuadra e tij barazoi me rezultatin 1-1, teksa për shqiptarin kjo ishte ndeshja e dytë në kampionat, pasi gjatë gjithë sezonit ka qënë titullar tek U-19 e Zurich. Domgjoni gjithashtu aktivizohet me U-19 e Zvicrës, ku gjatë UEFA U-19 CHAMPIONSHIP të zhvilluar në Gjermani ka qënë titullar i padiskutueshëm, duke shënuar edhe një gol.

Related posts

Allegri vlerëson Dybalan: Dua që të rikthehet si më parë

Q.Autor

TESTIMET NXJERRIN RASTE TË REJA/ Pozitiv me Koronavirus edhe drejtori sportiv i klubit shqiptar

Delo.autor

NUK DUKET MIRË/ Veprime të çuditshme, Maradona shfaqet në intervistë sikur ka PIRË…

Isa.Autor

Leave a Comment