Futboll

Zbehet interesimi i Real Madridit dhe Barcelonës për Mohamed Salah

Real Madridi dhe Barcelona e kanë zbehur interesimin për yllin e Liverpoolit, Mohamed Salah, raporton Daily Express.

Anësori 25-vjeçar vlerësohej se do të kalonte në La Liga me një çmim prej rreth 230 milionë euro gjatë verës që po vjen, transmeton Gazeta Express.

Por, Barcelona është duke bërë përpjekje ta sjellë në skuadër Antoine Griezmannin dhe nuk do t’i ketë paratë për ta blerë edhe egjiptianin.

Ndërkohë, Real Madridi thuhet se ka vendosur të mos e transferojë Salahin, teksa tenton ta rindërtojë sulmin. /Express/

Related posts

TEUTA E FRIKSHME/ Shkëmbi: Duhet edhe inteligjencë nga lojtarët, për Duron…

Isa.Autor

DISIPLINA ME 23 VENDIME BRENDA DITËS/ Gjobiten Tirana, Vllaznia dhe Bylisi

F.autor

Nis takimi në “Evian”, Shqipëria për të harruar Kosovën

Sadik.Autor

Leave a Comment