Futboll

Premtoj se do të fitojë Kupën e Botës për Anglinë nëse më grumbullon Southgate”

Jermin Defoe insiston se ai mund t’i japë Kupën e Botës Anglisë në Rusi.

Sulmuesi i Bournemouth nuk i ka humbur shpresat për një vend mes 23 lojtarëve që do të përfaqësojnë Anglinë në verë, megjithëse nuk ka luajtur shumë kohët e fundit me Cherries.

35-vjeçari ka luajtur vetëm katër herë me klubin e tij në 2018 dhe u fut si zëvendësues duke barazuar në fund të takimit rezultatin ndaj Watford, goli i katërt i sezonit.

“Do të vija dhe do të fitoja Kupën e Botës, kaq e thjeshtë është.

“Edhe po u futa vetëm për një minuta, apo dy minuta, ka mundësi të shënoj.

“Nuk ka qenë një sezon i mirë për mua por kam akoma uri. Askush nuk do të qëndrojë në stol.

“Nëse vjen momenti ku ti pranon stolin, atëherë nuk duhet të luash më futboll. Jam i sigurt se kam akoma shumë gola për të shënuar.

“I kam humbur tre grumbullimet e fundit pasi kam qenë i dëmtuar. Trajneri më ka thënë se kushti që unë të jem në Botëror është nëse luaj dhe shënoj.”

Related posts

NUK U KUALIFIKUA NË CHAMPIONS/ Ja një tjetër lajm të trishtë për Donnarumman

Delo.autor

RONALDO PRANË TRANSFERIMIT NË ARABI/ Al Nasr bën gati datat për vizitat mjekësore

F.autor

PËRFUNDON TELENOVELA E LIBERTADORES/ Ja momenti kur River Plate ngritë titullin në “Bernabeu”… (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment