Futboll

Vjen premiera e Vajushit me Avellinon, gol ndaj ekipit të Migjen Bashës (VIDEO)

Armando Vajushi ka gjetur golin e dytë sezonal dhe këtë e ka bërë kundër skuadrës së Bari-t. Mesfushori shkodran ka realizuar në minutën e 31-të golin e avantazhit për skuadrën e Avellino-s, që e sheh veten në avantazh.

Për mesfushorin që në Shqipëri ka luajtur me Vllazninë, ky ishte goli i parë me skuadrën e tij të re, ku kaloi në formë huazimi. Në dhjetor  ai kishre shënuar për herë të fundit në humbjen 4-3 që Pro Vercelli kishte pësuar në transfertë me Ternana-n.

Në fushë nga minuta e parë për Bari-n është edhe mesfushori i kombëtares Migjen Basha. Pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultatin 1-0, ndërkohë që realizimi i Vajushit është për t’u vlerësuar.

https://youtu.be/xoJp5s53ouw

Related posts

ZYRTARE/ Portieri largohet nga gjiganti i Premier League, kaloi 4 vite në klub

Delo.autor

MUNGON ZYRTARIZIMI/ Kontrata iu skadojnë në qershorin e këtij viti, Juventus vendos për Buffon dhe Chiellini

Delo.autor

SFIDA NDAJ “BARDHEBLUVE”/ Klubi i Skënderbeut nxjerrë në shitje biletat, ja çmimet për ndeshjen

Delo.autor

Leave a Comment