Champions League Futboll

Kërcënimi i Montella-s: Pas United e ka radhën Bayern!

Bayern është favorit i padiskutueshëm, por kur është në mes Sevilla është më mirë të tregohesh i kujdesshëm sepse andaluzët kanë tendencën të shkruajnë historinë. Pas tre triumfeve në Europa League, nga 2014-a në 2016-ën, ata janë gati për çerekfinalen e parë të Champions League që nga 1958-a.

Dhe Vincenzo Montella, në sezonin e tij të parë spanjoll, ka gabuar më shumë se një herë me të voglat, por ka bërë të vuajnë të mëdhatë. Barcelona-n dhe kryesisht Manchester United dinë diçka për këtë. Bayern është pak ditë larg fitores së titullit të gjashtë radhazi në Bundesliga, por dihet se sezoni i bavarezëve gjykohet nga ecuria e tyre në Champions.

Dhe në “Pizjuan”, ora 20:45, kampionët e Gjermanisë duhet të hedhin bazat për kalimin në gjysmëfinale, pa menduar për faktin se në katër edicionet e fundit janë eliminuar nga kompeticioni më i rëndësishëm europian për klube nga ekipe spanjolle.

“Kemi shkruar historinë, por nuk ujemi të kënaqur dhe do të japim maksimumin deri në fund”, ka premtuar Montella në konferencë për shtyp. “Do të luftojmë deri në vdekje. Ndeshja me Barçën nuk do të ndikojë, nuk më shqetëson aspekti fizik dhe motivimi, mendja është më e përgatitur se këmbët dhe është ajo që i v në lëvizje”.

Respekt maksimal për Heynckes: “Është një njeri i futbollit praktik. Bën gjëra të thjeshta, por me shumë rregull dhe skuadrat e tij i kuptojnë menjëherë idetë e tij”, ka thënë italiani.

Related posts

MUNGON NË GRUMBULLIN E KOMBËTARES/ Mërgim Mavraj ndryshon paraqitjen, shikoni si duket 33-vjeçari (FOTO)

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Manchester City me “POKER” goalsh, por gjermanët nuk dorëzohen (VIDEO)

Delo.autor

Zbuloni super formacioni me lojtarët që luajnë Botërorin e fundit në karrierë (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment