Futboll

Allegri befason tifozët e Juventusit, zbulon planet e tij për të ardhmen

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri zbuloi se klubi i ardhshëm që do të marrë në drejtim do të jetë jashtë Italisë, në momentin që teknikut do t’i skadojë kontrata me ekipin nga Torino.

Italiani është në stolin e bardhezinjve që nga viti 2014, duke fituar 3 tituj radhazi në Seria A, si dhe dy Kupa Italie.

Sipas informacioneve që vijnë nga Italia, 50-vjeçari ka shprehur dëshirën për të nisur një eksperiencë të re jashtë vendlindjes së tij. Në një intervistë për “The Telegraph”, Allegri tha: “Sigurisht që do të shkoj jashtë. Në Itali kam përfunduar.”

Më pas intervistën e tij, Allegri e përqëndroi te sfida me Tottenham, me “Zonjën e Vjetër” që u kualifikua në fazën çerekfinale pasi mundi me rezultat të përgjithshëm “Spurs” 4-3. “Tottenham janë padyshim një klub i madh.

Por unë e dija që gjatë ndeshjes ishte një periudhë kohe ndoshta 15 deri në 20 minuta që ata do të pësonin gola. Për këtë arsye u kërkova lojtarëve të mi të qëndronin të fokusuar, dhe të përfitonin nga rasti. Dhe ashtu ndodhi.”

Në fund, Allegri bëri edhe një koment për filozofinë e tij si trajner. 50-vjeçari beson se instikti i tij natyral e ndihmon shumë atë për t’u fokusuar në taktikat dhe strategjitë moderne të lojës. “Nuk mund të isha asnjëherë një trajner që do të ishte më shumë i fokusuar te taktika apo analiza, sepse kam më shumë natyrë instiktive.

Sipas mendimit tim, trajneri i merr vendimet e tij në bazë të perceptimeve dhe ndjesive që ka. Ndryshe, do të mjaftonte që të uleshe para kompjuterit dhe futbolli do të ishte si play stacion. Por unë nuk jam i tillë.” 

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Londinezët luajnë sot në mbrëmje, nuk dinë të humbasin në shtëpi

Isa.Autor

FITORE E RËNDËSISHME/ Të besuarit e Solskjaer mposhtin Watfordin dhe ngjiten në vendin e katërt

Delo.autor

TRONDITET INTERI/ PERISIC thyen heshtjen: Dua të luaj në Angli ose Spanjë

Isa.Autor

Leave a Comment