Futboll Seria A

Milan, Gattuso bën një ndryshim për Inter-in

Milan vazhdon të punojë drejt derbit. Pas humbjes 3-1 të pësuar në fushën e Juventus, grupi kuqezi është stërvitur rregullit në Milanello për të përgatitur përballejn me Inter, që do të luhet të mërkurën në orën 18:30 dhe që do të jetë vendimtare për një vend në Champions League.

Gattuso është i vetëdijshëm se një barazim nuk i bën punë, Milan duhet të fitojë patjetër, por me përjashtim të ndonjë surprize, formacioni fillestar nuk do të përmbyset.

Me pak fjalë, nuk do të ketë dy sulmues, por do të vazhdohet me skemën 4-3-3, me Locatelli dhe Montolivo në vend të të skualifikuarit Biglia dhe një sulmues të vetëm, i cili do të mbështetet nga Calhanoglu dhe Suso, që i ka shënuar tre gola Inter-it në karrierë.

Ka akoma kohë për të marrë një vendim përfundimtar, por Gattuso duket se do të ndryshojë qendërsulmuesin. Andre Silva, titullar kundër Juventus, duhet ta nisë ndeshjen nga stoli, ndërsa njëri mes Cutorne dhe Kalinic do ta luajë nga minuta e parë.

Kroati është stërvitur të hënën me titullarët dhe nuk luan një ndeshje nga minuta e parë që nga 21 janari kundër Cagliari-t, ndeshje nëtë cilën ka dhënë dy asiste. Në 21 ndeshjet e luajtura në këtë sezon, ai ka shënuar katër gola.

Related posts

Real Madrid – Atletico Madrid, statistikat pas pjesës së parë

Sadik.Autor

TIRANA-SKËNDERBEU/ Pas një asist nga Xhixha, sulmuesi Ngo ndëshkon “Korçarët” (VIDEO)

Delo.autor

Osako befason Ospinën, Japonia kalon në avantazh (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment