Të tjera

Kampioni i Evropës në peshëngritje ka një mesazh të rëndësishëm për shqiptarët

Pak ditë më parë Briken Calja u shpall kampioni i trefishtë i Evropës në Peshëngritje deri në peshën deri 69 kg në Kampionatin Evropian të zhvilluar në Rumani. 28-vjeçari ishte i shkëlqyer duke ngritur lart flamurin kuqezi duke mposhtur me meritë rivalët.

Megjithatë në vitet e fundit peshëngritja shqiptare shpesh është përfishë në skandale dopingu, me sportistët që kanë dalë pozitiv pas kontrolleve institucionet përkatëse. Por Calja nëpërm një statusi në rrjetin social “Facebook” siguron se është i pastër dhe gjithçka ka arritur e ka vetëm falë punës dhe impenjimit në stërvitje.

“Unë Briken Calja, kampioni i trefishtë i Evropës në peshat deri në 69 kg dua të siguroj opinionin publik, që emri i sportit të peshëngritjes nuk do të njolloset më nga damka e dopingut.

Për këtë ju garantoj me vendosmëri dhe jemi në pritje të analizave, të cilat do t’i japin shkelmin e fundit hamendësimeve. Për këtë premtim mbaj përgjegjësi të plotë morale dhe profesionale, nga ku buron dhe i gjithë besimi dhe integriteti im si sportist profesionist”, shkruan Calja.

Related posts

HISTORIKE/ Shqipëria dhe Kosova bëhen një në sport, krijohet liga e përbashkët

Delo.autor

FANTASTIKE/ Osaka e mund Serena Williamsin për të fituar US Openin

Isa.Autor

Erblira Bici e mbyll aventurën, me LPM Pallavolo Mondovi

Sadik.Autor

Leave a Comment