Futboll

Zgjedhjet në FSHF, Fino : S’jam tërhequr nga CAS-i

Ish-kandidati për President të Federatës Shqiptare të Futbollit, Bashkim Fino mohon të ketë tërhequr ankimimin në CAS, pasi Gjykata e Tiranës nuk regjistroi Armand Dukën si President të FSHF.

Reagimi i Finos vjen pas deklaratës së Dukës i cili u shpreh se Fino deputeti socialist kishte pezulluar padinë në Gjykatën e Arbitrazhit. “Nuk është e vërtetë që jam tërhequr nga CAS. Pres vendimin e CAS-it të Lozanës, i vendosur që këtë çështje ta çoj deri në fund”, u shpreh Fino.

Duke i cilësuar të paligjshme zgjedhjet e 7 shkurtit, Fino u shpreh se ato duhet të ribëhen. “Gjykata nuk i regjistroi zgjedhjet, drejtuesit e FSHF-së janë jolegjitimë dhe zgjedhjet në FSHF-së do të ribëhen”, u shpreh Fino

Related posts

“FANTAZISTI” TURK/ Calhanoglu ndëshkon Atalantën me një super gol (VIDEO)

Delo.autor

ANGLI-SHQIPËRI/ Një kampion bote si “ogur”, Florian Marku viziton Kombëtaren (FOTO)

Delo.autor

Meritan Shabani pasi bindi me Bayern Munich ka arritur të nënshkruaj kontratën profesionale me Bavarezët

Sadik.Autor

Leave a Comment