Futboll Shqipëri Sport

“MË FRIKËSON QETËSIA DHE NGURTËSIA E KOMBËTARES”/ Rudi Vata: Disa lojtarëve u mungon motivimi

Ish-kapiteni i kombëtares Rudi Vata këmbëngul që kombëtarja jonë të japë shumë më tepër për kapacitetin që ka dhe zgjedhjet e shumta që trajneri Reja ka.

Në një lidhje direkte me emisionin “Rubrika Sportive” në “RTSH”, ai theksoi që Shqipëria të krijoi markën e saj të futbollit (brandin) në botë.

“Unë normalisht kur shoh kombëtaren analizoj ekipin, stafin, lojtarët si dhe rezultatet me këta kundërshtarë. Secili i sheh gjërat me metrin e vet. Disa e shohin mirë se janë në atë pozicion të mirë. Nëse dikush ka patur një jetë me zhvillim të mirë, gjërat i sheh pozitivisht. Me këtë kombëtare, me këta elementë me këto mundësi zgjedhjeje, pres më shumë. Nuk e di nëse dikush në një qoshe të Shqipërisë kënaqet me barazim. Me kapacitetet që kemi, kemi mundësi të arrijmë më shumë. Nuk kemi krijuar akoma një brand (markë).

Unë i kuptoj të gjithë. Ka pasur miq që pas Kazakistanit më merrnin në telefon dhe s’ishin të mendimit që kishim bërë ndeshje të keqe. Çdo gjë e mas me metrin e syrit tim. Këtë kombëtare e shoh më shumë larg, ndryshe nga ca të tjerë.

Ka ardhur koha që këta djem dhe me këtë trajner me eksperiencë të arrijnë diçka më tepër. Kritika të bën mirë, është konstruktive. Në këtë zanat duhet të jesh i fortë të pranosh kritika.

Në shumë aspekte ata futbollistë janë më të ngarkuar psikologjikisht nga kundërshtari, opinionin, media.

Pas Bjellorusisë prisnim të ishim me pikë të plota. Kjo ishte ideja e kësaj kombëtareje. Ndeshja e parë është gjithmonë më e vështirë, sepse ishim në një shtet që mungonte siguria në Bjellorusi. Nuk bëmë një lojë të bukur, por morëm maksimumin e pikëve. Me Lituaninë treguam shpërfytyrim, as entuziazëm, ss pasion. Edhe sfida e Kazakistanit, ishim ekip të ngurtë. Në letër jemi kundërshtari më i mirë në letër, por nuk e demontrostojmë bagazhin tonë në fushë. Dua të shoh një ekip me kombinime.Sot ka një qetësi, frikë, ngurtësi tek ekipi jonë. Ka shumë lojtarë që nuk kanë kapacitet vetmotivues”, shtoi Rudi Vata.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Agjenti i Dzeko zbulon prapaskenat: Na ka kontaktuar klubi…

Delo.autor

Botërori 2018/ Belgjika në ankth, fati i keq nuk i ndahet mbrojtësit

Sadik.Autor

E FUNDIT/ Messi-Guardiola, 3 orë në telefon pas Bayern-Barcelona! Trajneri niset drejt Spanjës për…

Delo.autor

Leave a Comment