Futboll Premier League

Tottenham përgatit rinovimin e kontratës për trajnerit Maurizio Pochettino

Sipas asaj që ka raportuar sot “Daily Telegraph”, trajneri Maurizio Pochettino është shumë pranë rinovimit të kontratës me Tottenham.

Trajneri argjentinas, emri i të cilit është lakuar kohët e fundit për një kalim te Real Madrid apo Paris SG, do të bëhet një nga trajnerët më të paguar në Angli dhe në të gjithë botën, nëse vendos të qëndrojë edhe për tre sezonet e ardhshme te “spursat”.

Kontrata aktuale e 46-vjeçarit skadon në vitin 2021, synimi i drejtuesve të Tottenham është ta rrisë deri në fund të sezonit 2022/23, që pritet të jetë kampionati i nëntë për të në drejtimin e Harry Kane & Co.

Në fund të prillit do të mësohet përfundimisht nëse Pochettino do të rinovojë apo do të zgjedhë një aventurë tjetër. Gjatë karrierës së tij ai ka qenë trajner i Espanyol dhe Southampton.

Related posts

REAL MADRID NUK I NDAHET PREMIER/ Perez gati 100 milionë euro për një tjetër kampion bote…

Delo.autor

Neymar: Shpresoj të jetë Botërori im, por jam shumë i frikësuar!

Sadik.Autor

BARAZIM PA GOLA NË BALLSH/ Bylis dhe Laçi ndajnë pikët

F.autor

Leave a Comment