Futboll

Icardi uron yllin e Real-it pas ndeshjes kundër Juventus

Ka pasur hapësirë edhe për Mateo Kovacic në fitoren e bujshme 3-0 të marrë nga Real Madrid kundër Juventus, në takimin e parë çerekfinal të luajtur të martën në “Allianz Stadium”.

Ish-mesfushori i Inter është aktivizuar në minutën e 82-të në vend të Luka Modric dhe ka shkuar afër golit duke goditur traversën. Por ajo e së martës ka qenë edhe ndeshja e tij numër 100 me Real Madrid.

I transferuar te “Los Blancos” në gushtin e 2015-ës mes skepticizmit të tifozëve madrilenë, kroati ka ngjitur hierarkitë e skuadrës dhe është bërë një lojtar i rëndësishëm, tek i cili Zidane beson shumë.

Kovacic e ka festuar ndeshjen numër 100 me një postim në Instagram ku shfaqet i rrethuar nga lojtarët e ekipit duke mbajtur fanellën me numrin e ndeshjeve të luajtura me “Galaktikët”.

Menjëher kanë ardhur komplimentet nga miku dhe ish-shoku i skuadrës, Mauro Icardi.

Related posts

“IKE DITËN KUR UNË MBUSHJA 26-VJEÇ”/ Dedikimi prekës i futbollistit shqiptar për humbjen e babait nga COVID-19

Delo.autor

SKËNDËRBEU-VLLAZNIA/ “Korçarët” si bunker, “Shkodranët” besojnë tek Dilaveri. Ja formacionet e mundshme…

Delo.autor

Abazaj nuk jep siguri si titullar/ Klubi belg merr vendimin e rëndësishëm për SHQIPTARIN

Isa.Autor

Leave a Comment