Futboll Seria A

Spalletti thumbon kinezët: Buxhet i limituar për merkato, rezultate të limituara

Pas humbjes me Udinese është shumë e rëndësishme që të ringrihemi. Duhet të reagojmë, ashtu siç kemi reaguar deri më tani. Herët a vonë ajo humbje e parë në kampionat do të vinte”, tha Spalletti, që shtoi: “Nuk ka asnjë plan B për të aplikuar pas humbjes. Ndeshja me Udinese mori një drejtim të gabuar, por jemi të bindur se rruga e nisur është ajo e duhura, ndaj jemi të kënaqur nga puna e bërë deri më tani”. Ndeshja e radhës për Interin është ajo ndaj Sassuolo, në fushën e këtij të fundit, një rival i vështirë, që vjen nga fitorja javën e kaluar në fushën e Sampdoria.

Pas humbjes me Udinese, një nga çështjet që ka qenë më shumë e përfolur te skuadra zikaltër është ajo e merkatos, me trajnerin Spalletti që ka kërkuar përforcime në janar, në mënyrë që të duelojë deri në fund për titullin. Por drejtuesit e klubit kanë bërë me dije se nuk do të ketë lëvizje të mëdha, ndaj trajneri duhet të kënaqet me këtë grup lojtarësh që ka në dispozicion. “E di që klubi nuk ka një buxhet të madh në dispozicion për të investuar në merkato, por kur ke limite të tilla financiare edhe ambicjet sportive kanë limite”, tha Spalletti, duke thumbuar klubin për mungesën e investimeve.

Related posts

Kanë 4 ndeshje pa shënuar gol/ REALI përgatitet për surprizën e madhe në MERKATO

Isa.Autor

DREJTUESIT MENDOJNË PËR LARGIMET/ Milani gati tre spastrime në merkaton e janarit, ja emrat…

Delo.autor

NATIONS LEAGUE/ Kundërpërgjigjen “Axurrët”, sulmuesi Dzeko rihap sfidën ndaj Bosnjes (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment