Kategoria Superiore Shqipëri

Shiriti i kapitenit, dhurata e Shehit për Radas

Ecuria disa-vjeçare dhe rezultatet nuk janë thjesht një rastësi. Forca e Skënderbeut është grupi dhe këtë e konfirmon gjithçka në kampin korçar. Të gjithë aty për njëri-tjetrin, në fushë dhe jashtë saj, ku edhe detajet më të vogla bëjnë diferencën. I tillë ishte episodi përpara ndeshjes me Teutën, ku përpara se skuadrat të hynin në fushë, Orges Shehi hoqi shiritin e kapitenit nga krahu, duke ia dorëzuar atë Marko Radas.

Duke e ditue se festat e fundvitit janë shumë të rëndësishme në Kroaci, shiriti për këtë ndeshje ishte dhurata e portierit për shokun e tij të ekipit. Një gjest të cilin Radas e ka vlerësuar maksimalisht dhe që tregon se në aventurën e tij prej gjashtë vitesh e gjysmë në Korçë, ai nuk konsiderohet vetëm një prej shtyllave të mbrojtjes, por si pjesë e familjes.

Orges Shehi e cilësoi “dorëzimin” e shiritit si një dhuratë simbolike, por vlera e gjestit është disa herë më e madhe, duke konfirmuar se përveçse po përjeton një rini të dytë, portieri 40-vjeçar mbetet kampion në fushë, por edhe jashtë saj.

Related posts

IU BASHKUA PARTIZANIT NË FUND TË MERKATOS/ Ja pse debutimi i Dominguezit me “demat” do të jetë historik

Delo.autor

SFIDA NDAJ PARTIZANIT/ Dinamo e merr seriozisht derbin, Shkëmbi bisedë “kokë më kokë” me Ibraimin

Delo.autor

ËSHTË MESFUSHORI I KOMBËTARES U-19/ Ish-futbollisti i Skënderbeut largohet nga Sportingu, transferohet te skuadra italiane…

Delo.autor

Leave a Comment