Futboll Premier League

Leicester – Manchester United, ja çfarë thonë statistikat

Java e 19-të e kampionatit anglez do të mbyllet me ndeshjen Leicester-Manchester United. Të dy këto ekip do të paraqiten në këtë sfidë pas humbjeve të befasishme të pësuara në takimet e fundit. Ndërsa “Dhelprat” janë mundur 3-0 në shtëpi kundër Crystal Palace në javën e fundit të kampionatit, United ka pësuar një eliminim tronditës në Kupën e Ligës, i mundur 2-1 në fushën e Bristol City, ekip i Championship.

Jose Mourinho ka hedhur në fushë një super skuadër, me lojtarë si Zlatan Ibrahimovic dhe Paul Pogba, por nuk ka arritur të shmangë disfatën. Për sa i takon përballjeve direkte, Manchester United ka dominuar në ndeshjet e luajtura kundër Leicester. “Djajtë e Kuq”, në fakt, kanë fituar 44 nga 88 ndeshjet e luajtura kundër “Dhelprave”, që kanë fituar 22 prej këtyre takimeve.

Gjithashtu, United do të paraqitet në këtë ndeshje pas katër fitoreve radhazi të marra kundër vendasve. Lojtarët e Mourinho kanë fituar 6 nga 7 ndeshjet e fundit të kampionatit dhe kanë shënuar të paktën 2 gola në 3 ndeshjet e fundit të luajtura në transfertë.

Related posts

Italia vuan në fund por triumfon në debutimin e Mancini-t (VIDEO)

Sadik.Autor

FITORJA ME “POKER” NDAJ VALENCIAS/ Kura Xavi” funksionon, që nga janari askush më mirë se “katalanasit”…

Delo.autor

I JEP ATLETICOS LAMTUMIRËN/ Godin shpërthen në lot, Gati për aventurën në Itali tek……

Delo.autor

Leave a Comment