Futboll La Liga Sport

KËRKOI OPERACIONIN “FSHESA” TEK BARCELONA/ Klubi “Katalanas” i propozon Koeman rinovimin… me kushte

Ronald Kuman ka qenë ai që i ka kërkuar Barcelonës që të bëjë një spastrim në radhët e ekipit nga elementët që i ka cilësuar si jo të domosdoshëm për projektin e katalanasve. Një situatë që ka sjellë largimin jo vetëm të lojtarëve si Emerson Rojal e Ilaiks Moriba, por në ditën e fundit të merkatos edhe Antuan Grizman.

Vendime që janë pritur me skepticizëm nga tifozët katalanas të cilët kishin parë edhe Mesin të largohej e tashmë kanë dyshime në aftësitë menaxhuese të teknikut holandez, meqë ai nuk kishte arritur të fitonte as me të në përbërje të ekipit. Por në klub i mendojnë gjërat ndryshe.

Sipas “Mundo Deportivo”, drejtuesit katalanas i kanë besuar trajnerit një rol shumë më vendimmarrës sa i përket menaxhimit të ekipit në përgjithësi dhe jo vetëm në aspektin e lojës në fushë. Kështu, ata kërkojnë që ky projekt të zgjatet ndaj kanë propozuara për rinovimin e marrëveshjes përtej qershorit 2022 kur mbaron kontrata e tij. Megjithatë, për trajnerin duhet të ketë disa kushte që të meritojë rinovimin, për shembull kusht është fitorja e një apo më shumë trofeve, me një theks të veçantë te Liga e Kampioneve që do të rikthente prestigjin e humbur të klubit e do të garantonte të ardhura.

Gjithashtu, di do të duhet që të kthejë përsëri në vëmendje lojtarë si Puixh, që janë prodhim i klubit, apo Umtiti që duhet rivlerësuar duke e parë si element që mund të garantojë të ardhura në merkato.

Related posts

Kapiteni i Madridit joshet nga Katar, vendos të largohet

Sadik.Autor

U “KURORËZUA” KAMPION I EUROPËS/ Klopp tregon bisedën në telefon me Pep Guardiolën

Delo.autor

E TRISHTË/ Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta ish-gazetari i mirënjohur sportiv

Delo.autor

Leave a Comment