Futboll

Flamurtari mposht Skënderbeun në gjysmëfinalen e parë

Vazhdon periudha negative për skuadrën e Skënderbeut. Korçarët, të cilët janë përjashtuar nga kompeticionet europiane për dhjetë vite dhe janë gjobitur me 1 milion euro, kanë pësuar humbjen e dytë radhazi në harkun e pesë ditëve.

Pas disftës 2-1 të pësuar në javën e fundit të kampionatit kundër Vllaznisë në Shkodër, skuadra e Ilir Dajës është mundur 1-0 në shtëpi pasditen e sotme nga Flamurtari, ndeshje e vlefshme për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë.

Kështu, vlonjatët kanë fituar takimin e parë me bardhekuqtë falë një goli të realizuar nga Alves tetë minuta para fundit të ndeshjes. Një avantazh i rëndësishëm ky për miqtë, të cilët do të kërkojnë ta mbrojnë pas dy javësh, kur do të luhet ndeshja e kthimit.

Related posts

DËMTIMI HORROR I 23-VJEÇARIT/ Do të qendrojë 5 javë larg fushave sulmuesi i Gjermanisë…

Delo.autor

“MARADONA NJË POET NË FUSHË”/ Rrëfen Papa Françesku: Dopingu anulon dinjitetin, ju tregoj takimin me Diegon

Delo.autor

ZBULON PLANIN E SË ARDHMES/ “Pleshti” kërkon informacione shokut të kombëtares për…

Delo.autor

Leave a Comment