Futboll

15 rregullat, sekret të Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo është një kampion 24 orë në ditë. Goli me rroveshatë ndaj Juventusit, është magjia më e fundit që e gjithë bota shijoi nga këmbët e portugezit. Por që të mund të jetë në të tilla nivele, ai punon shumë.

Sulmuesi i Real Madridit kryen seanca stërvitore ekstra, mban dietë si dhe i nënshtrohet një regjimi strikt. Është i fiksuar me këto dhe pikërisht kjo gjë e ka kthyer në një makinë perfekte. CR7 ka realizuar 14 rrjeta këtë sezon në Champions, 119 në total në Evropë. Ai gjithashtu vendosi një rekord të ri në kompeticionin më të rëndësishëm të kontinentit. Cristiano Ronaldo është futbollisti i vetëm që ka realizuar gol në 10 sfida radhazi në Ligën e Kampioneve. Por portugezi ka një sekret që e ka ndihmuar të ngjitet në majë. Janë 15 rregulla që vlejnë për të gjithë, e sidomos për ata që duan të kthehen në yje të futbollit.

Rregullat

1) Stërvit trurin. Forca mendore të ndihmon të arrish çfarëdolloj objektivi.

2) Ji i disiplinuar. Mbajtja e motivimit dhe ndjekja e një rutine të vazhdueshme nuk ka të krahasuar.

3) Fiksohu me objektivat. Ndihmon për të qenë vigjilent dhe që të punosh për të arritur një objektiv konkret.

4) Stërvitu me një shok të nivelit tënd. Konkurrenca të përmirëson.

5) Pusho mirë. Vetëm kështu, stërvitesh edhe më fort. Fli shpejt e çohu shpejt.

6) Bëj nxehje të mirë, para stërvitjes. Shmang dëmtimet.

7) Përziej ushtrimet. Duhet kardio dhe pesha, për të shtuar forcën e rezistencën.

8) Kryej ushtrime me intensitet dhe mjaft sprint. Të ndihmon në pompimin e gjakut.

9) Bëj seanca kardioje me nga 30 minuta.

10) Bëji ushtrimet fizike pjesë të rutinës tënde.

11) Ndiq një dietë të përshtatshme, të mbushur plot me proteina dhe karbohidrate, peshk, perime dhe fruta. Jo sheqer.

12) Mbaje veten të hidratuar. Pi shumë ujë, dhe asnjë pikë alkool.

13) Ha pak e shpesh. Kur stërvitesh, më e mira janë 6 vakte të vogla në ditë.

14) Dëgjo muzikë kur stërvitesh. Të ndihmon të relaksohesh.

15) Relaksohu. Kur je i qetë, merr më të mirën mendërisht dhe fizikisht.

Related posts

PAS BARAZIMIT NDAJ BURNLEYT/ Pogba zbulon gabimin: Duhet të mësojmë nga ajo që bëmë sot

Delo.autor

SANE TE BAYREN MUNICH? Do ta mallkoja veten, po të ndikoja tek ai

Delo.autor

FITORJA E DYTË RADHAZI/ Arsenal mposht Leicester dhe shkruan historinë

Delo.autor

Leave a Comment