Futboll Premier League

Guardiola: Derbi? E kemi një sy të hapur te ndeshja e kthimit me Liverpool

Pep Guardiola zbulon se skuadra e tij e ka një sy të hapur drejt çerekfinales së Champions League kundër Liverpool, përpara derbit të së shtunës kundër Manchester United.

Manchester City mund të fitojë titullin në Premier League nëse mposht rivalët e qytetit, përpara se të synojë përmbysjen e tre golave për të shkuar në gjysmëfinalet e ligës së Kampioneve.

“Ne do të mendojmë për Champions League, menjëherë pas ndeshjes kundër Manchester United, – tha Guardiola. -Duhet të kemi ritmin e duhur. Liverpool është thuajse në gjysmëfinale dhe ndeshja është thuajse e mbyllur, por ne do të përpiqemi të shfrytëzojmë mundësinë që kemi.”

“Padyshim që do të luajmë për fitore kundër Manchester United, por nuk mund ta mohojmë se do të kemi një sy të hapur drejt çerekfinales së Champions. Ai do të jetë shansi ynë i vetëm, ndërsa në kampionat kemi edhe gjashtë mundësi të tjera,” – vazhdoi spanjolli.

“Ky është një moment vendimtar i sezonit. United, Liverpool, Tottenham. Tre ndeshje të mëdha në një javë. Na duhet të përgatitemi duke racionuar forcat e futbollistëve për t’i fituar këto sfida.” – përfundoi spanjolli.

 

Related posts

Kiko Femina: Kam luajtur me Messin dhe Ronaldon, por Xavi ishte më i miri!

Sadik.Autor

PUNIMET DREJT FUNDIT NË “ARENËN KOMBËTARE”/ Një i ftuar special do jetë për inaugurimin ndaj Francës

Delo.autor

MESSI NË PRAG DIVORCI ME ANTONELËN? Historia me gazetaren bën bujë

F.autor

Leave a Comment