Futboll Seria A

Juventusi hidhet në sulm për të nënshkruar me mbrojtësin e Bayern

Gjithashtu edhe marrëdhënia e mirë midis kampionëve të Italisë dhe atyre gjerman mund të lehtësojë transferimin. Në vitet e fundit të dy klubet kanë zhvilluar shumë negociata duke shitur dhe duke blerë lojtarë. Mario Mandzukic, Mehdi Benatia dhe Douglas Kosta janë tre ish-lojtarë të Bayern, që vendosën t’u bashkohen bardhezinjve, ndërsa Kingsley Coman dhe Arturo Vidal zgjodhën rrugën e kundërt.

Juan Bernat tani është në krye të listës së drejtuesve të “Zonjës së Vjetër” për të përforcuar krahët e mbrojtes në merkaton e ardhshme. Shenjat tregojnë gjithnjë e më shumë për një ndarje pas këtij sezoni mes Juan Bernat dhe Bayern. Kjo është raportuar nga “Kicker”. Kontrata e spanjollit përfundon në vitin 2019 dhe një rinovim nuk është në plan as nga ana e lojtarit, as e planifikuar nga klubi. Në merkaton e janarit, Everton dhe Galatasaray treguan interes ndaj tij, por e ardhmja e tij duket, se do të jetë në Itali tek Juve.

Related posts

NUK NDALET ME PËRFORCIMET NË MERKATO/ Juventus gati zbarkimin për tre talentet në Torino

Delo.autor

“PASHË FRIKË TE SKUADRA”/ Kuman e ka me arbitrin: I dha 2 penallti Ronaldos, njësoj duhet të bënte edhe me Mesin

Delo.autor

FINALJA E CHAMPIONS LEAGUE/ Qeveria britanike kërkon që ndeshja të luhet në Angli. Ja arsyeja e fortë…

Delo.autor

Leave a Comment