Futboll

Kristal Abazaj larg Skënderbeut, dy ekipet belge duan ta rrëmbejnë

Një ndër futbollistët më të lakuar të kampionatit shqiptar është Kristal Abazaj. Futbollisti i Luftëtarit firmosi në janar me Skënderbeun, por dënimi i korçarëve do të bëjë që të largohet sërish në verë. 21-vjeçari ka bërë një sezon mjaft të mirë me gjirokastritët, madje meritoi dhe thirrjen nga trajneri Christian Panucci në Kombëtaren shqiptare. Përformancat e tij të mira kanë bërë që të kthehet në një nga futbollistët më të lakuar dhe në merkato. Duke qenë se kalimi te Skënderbeu duket me shumë pikëpyetje, lojtari po mundohet të gjejë ndonjë ekip të ri jashtë Shqipërisë.

Pistat për të nuk mungojnë, madje dy më të mundshmet janë Belgjika dhe Holanda. Burime të besueshme pranë Abazajt tregojnë për Eduasportin.com se dy klubet që duan të sigurojnë shërbimet e 21-vjeçarit janë Zulte  dhe Antwerp. Të dy skuadrat militojnë në Ligën e Parë belge. Klubet janë njohur me profilin e Abazajt dhe ai është pëlqyer si futbollit. Mesfushori me tipare të avancuara është i kënaqur nëse transferohet me klube të tilla, por po pret me durim ndonjë ekip më me emër.

Të njëjtat burime saktësojnë se për Abazajn interesohen dhe skuadra nga Holanda. Për momentin gjithçka mbetet në kufijtë e fjalëve, pasi ende nuk ka diçka konkrete. Kjo pjesë e mbetur e kampionatit dhe merkatoja e verës do të jetë mjaft e zjarrtë për tropojanin. Abazaj ka luajtur 27 ndeshje këtë sezon, nga të cilat 26 si titullar. Ai ka gjetur 9 herë rrugën e rrjetës. Futbollisti ka luajtur 2333 minutat me fanellën e gjirokastriteve këtë edicion. Ky është sezoni i dytë që 21-vjeçari përfaqëson skuadrën e Luftëtarit, pasi më parë ka qenë pjesë e Elbasanit. Aty u zbulua talenti i tij dhe drejtuesit e Luftëtarit e rrëmbyen në ekip, që nga ai moment, Abazaj është një ndër futbollistët më premtues të Superiores.

Related posts

PRESIDENTI KËRKON RIGJENERIMIN E REALIT/ Perez ka në vëzhgim pesë “diamantet” e Premier League

Isa.Autor

Botërori u “shteron” energjitë/ NEYMAR dhe MBAPPE bëhen “telef” gjatë…(VIDEO)

Isa.Autor

LIVERPOOL-LEICESTER CITY/ Leicester barzon rezultatin, shënon Maguire

Delo.autor

Leave a Comment