Bundesliga Futboll

Augsburg-Bayern, bavarezët duan titullin e gjashtë radhazi

Augsburg, që ndodhet në mesin e renditjes të kampionatit gjerman, do të ketë detyrën e vështirë që të ndalë Bayern dhe t’i mohojë bavarezëve titullin e gjashtë radhazi në Bundesliga. Pavarësisht fitores 6-0 të marrë kundër Borussia Dortmund në javën e fundit të kampionatit, Bayern nuk arriti ta fitonte titullin në shtëpi për herë të parë në 18 vite. Fitorja e Schalke-s kundër Freiburg i ka mbajtur ata akoma në lojë matematikisht.

Gjithsesi, Bayern do të mund ta sigurojë titullin numër 28 në Gjermani me një fitore kundër Augsburg. Lojtarët e Heynckes do të paraqiten në këtë ndeshjes pas fitores 2-1 të marrë në fushën e Sevilla-s të martën e kaluar, në takimin e parë çerekfinal të Champions League.

Trajneri i bavarezëve mund të vendosë të lërë pushim disa nga yjet e skuadrës dhe t’i japë hapësira atyre që kanë luajtur më pak. Lajmi i mirë për vendasit është kthimi në dispozicion të skuadrës i sulmuesit islandez Alfred Finbogasson, i cili ka realizuar 11 gola deri tani në kampionatin gjerman dhe 8 nga këto realizime kanë ardhur në ndeshjet e luajtura në shtëpi.

Gjithsesi, ai nuk mund të krahasohet me polakun e Bayern, Robert Lewandowski, i cili ka shënuar 26 gola në këtë kampionat dhe është drejt rrugës për të fituar titullin e golashënuesit më të mirë të Bundesliga-s për herën e tretë. Për më tepër, Augsburg është “viktima” e tij e preferuar, me sulmuesin e bavarezëve që ka shënuar 18 gola ndaj tyre që nga 2010-a, kur zbarkoi në Gjermani, më shumë se ndaj çdo ekipi tjetër të Bundesliga-s.

Shifra dhe Fakte
– Ndeshja e fazës së parë është mbyllur me rezultatin 3-0 për bavarezët.
– Bayern ka fituar të gjashtë ndeshjet e fundit të luajtura kundër Augsburg, në të cilat janë shënuar mbi 2.5 gola për ndeshje.

– Augsburg ka humbur pesë ndeshjet e fundit që ka luajtur kundër kryesuesve të Bundesliga-s (4 kundër Bayern, 1 kundër Dortmund).
– Leëandoëski ka shënuar 9 gola në katër ndeshjet e fundit që ka luajtur kundër Augsburg.

Related posts

PAS HUMBJES HISTORIKE NDAJ “DEMAVE”/ Trajenri Gega: Kukësi ka nevojë për përforcime në të gjitha repartet

Delo.autor

SALZBURG-BAYERN MUNICH/ “Bavarezët” duan kualifikimin që në ndeshjen e parë (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Interi synon të blejë mesfushorin e Barcelonës, por ka një problem financiar

Sadik.Autor

Leave a Comment