Futboll La Liga

Zidane: Bale nuk largohet nga Reali, Uellsiani qëndron në Madrid

​Zidane thotë se Gareth Bale do të qëndrojë te Reali edhe sezonin a ardhshëm.

Gareth Bale nuk luajti për asnjë minutë kundër Juventusit në Ligën e Kampionëve dhe për t’i rritur edhe më shumë spekulimet për një largim të mundshëm nga Real Madridi, ai ishte shumë i ftohtë – nuk i festoi golat e shokëve të skuadrës.

Për këtë Bale është kritikuar shumë dhe vazhdimisht raportohet se ky është sezoni i fundit i uellsianit në “Bernabeu”, por Zinedine Zidane e thotë të kundërtën.

“Sezonin e ardhshëm Bale do të jetë këtu. Ai do të qëndrojë. Kjo është ndjenja ime”, u shpreh Zizu.

“Bale është i rëndësishëm për ne dhe kemi nevojë për të. Ndeshjen e fundit luajtën lojtarë tjerë dhe bën punë të mirë”.

Related posts

Vidal diskrediton Cristiano Ronaldo, kiliani e tepron (FOTO)

Sadik.Autor

KOSOVË MOLDAVI/ Mbrojtësi Kastrati zhbllokon sfidën për “Dardanët” me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

CHAMPIONS/ Publikohen formacionet zyrtare: Crvena Zvezda – Liverpool (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment