Futboll

Manchester City dhe Bayern Munchen përgatiten për festën e titullit kampion në kampionatet e tyre respektive

Skuadra e Guardiolës do të presë në “Etihad Stadium” rivalët e qytetit, Manchester United, të drejtuar nga Jose Mourinho.

Fitorja e mundshme e derbit i jep mundësinë “Citizens” që të fitojnë titullin e pestë në Premier League e do të rrisë akoma më shumë moralin për ndeshjen e kthimit me Liverpulin në Ligën e Kampionëve, për tentuar përmbysjen e rezultatit 3-0.

Por, Pep Guardiola do të duhet të përballet me rivalin e tij të përjetshëm, Jose Mourinho, i cili është një ekspert i prishjes së festave të titullit.

Në vitin 2014, kur kishte Chelsea në drejtimin e tij, evitoi fitoren e titullit nga ana e Liverpulit. Këtë radhë, mundësia e vetme që ka është vetëm të mos lejojë Guardiolën e skuadrën e tij që të festojë pikërisht në fund të kësaj ndeshjeje derbi.

Ndërsa në Gjermani, Bayern Munchen do të udhëtojë drejt Augsburgut për të fituar e për të festuar titullin për të gjashtin vit radhazi.

Një festë që do të jetë e frenuar, sipas trajnerit Jupp Heynkes. Bajerni e ndryshoi në mënyrë drastike sezonin e tij pas largimit të Carlo Ancelotti.

Me italianin në stol, në pjesën e parë të sezonit Bayern ishte 5 pikë prapa Dortmundit, ndërsa tani është 17 pikë larg Schalkes së vendit të dytë, që do të luajë me Hamburgun.

Related posts

BARCELONA NIS REVOLUCIONIN/ Ja lista me 12 futbollistë që do të largohen

Delo.autor

ALLEGRI KËRKON PËRFORCIME NË MERKATO/ Juventus bën skonto për Moratën dhe pret blerjen e mbrojtësit…

Delo.autor

LISTA E MERKATOVE/ Transferimet e dështuara në Angli në sezonin 2018-2019

Delo.autor

Leave a Comment