Futboll La Liga

Sevilla nuk di të fitoj, Celta Vigo e ndëshkon me 4 gola

Skuadra e Sevillas pësoi një humbje të rëndë 4-0 në fushën e Celta Vigos, duke humbur mundësinë për t’u renditur në zonën europiane pas javës së 31-të të La Ligas. Ekipi andaluzian, që u mund edhe nga Bayerni të martën në Champions League, po përjeton një periudhë negative në kampionat, ku në katër takimet e fundit ka marrë vetëm një pikë, pikërisht në “Sanchez Pjzuan” ndaj Barcelonës.

E lodhur ndoshta nga pjesëmarrja në Champions Sevilla nuk u rezistoi dot vendasve, duke shënuar autogol me Aranan në minutën e 38-të. Në pjesën e dytë andaluzianët u ndëshkuan me tre gola të tjerë që mbajnë firmën e të njëjtit futbollist, Iago Aspas.

Ndërkohë Alaves hedh një hap të rëndësishëm për mbijetesën, pasi iu imponua 2-0 Getafës

Related posts

CHILAVERT DHE RASTI “VINICUS”: Futbolli është për burra, jo për homoseksual. Mbappe? S’flet dot ai që jeton me transgjinorin

F.autor

HUMBJA NË DERBIN E MADONINËS/ Nervozizmi i Interit: Përpjekje për të sulmuar Theo Hernandez (VIDEO)

Delo.autor

LIGUE 1/ Dy ndeshje skualifikim për Mario Balotelli!

Sadik.Autor

Leave a Comment