Futboll Premier League

Mourinho: Pogba dhe Mkhitaryan iu ofruan City-t? Dikush po gënjen

Trajneri i Manchester United Jose Mourinho nuk i ka marrë shumë seriozisht komentet e Pep Guardiola-s i cili pretendon se Manchester City-t i janë ofruar Pogba dhe Mkhitaryan gjatë merkatos së dimrit nga agjenti Mino Raiola.

Trajneri spanjoll bëri këtë pretendim të papritur në prag të ndeshjes mes Manchester City-t dhe United e cila mund të vendosë titullin kampion.

Guardiola pretendon se si Pogba ashtu edhe Mkhitaryan i janë ofruar ekipit të tij nga agjenti i famshëm Mino Raiola.

Por Mourinho thotë se nuk e shqetësojnë këto komente dhe është i fokusuar vetëm të arrijë një rezultat të mirë ndaj City-t në Etihad.

“Guardiola thotë ashtu, agjenti e mohon.

“Kështu që njëri prej tyre gënjen. Sinqerisht, nuk mu intereson se kush është gënjeshtari dhe kush thotë të vërtetën. Nuk më intereson fare, sinqerisht.”

Pogba po kalon një sezon delikat te Djajtë por gjithsesi do të jetë në fushë që nga minuta e parë ndaj City-t.

Ndërkohë Guardiola dhe Raiola kanë një marrëdhënie të tensionuar dhe ky ka qenë shkaku i komenteve të trajnerit katalanas.

Related posts

ABSURDE/ Portieri përplaset me shtyllën dhe HUMB NDJENJAT, kundërshtarët FESTOJNË (VIDEO)

Isa.Autor

MIQËSORJA E YJEVE NË “AIR ALBANIA”/ Ish-sulmuesi i Kombëtares: Nuk maten yjet me kandarin e Lilës…

Delo.autor

LIVE/ Teuta-Tirana, Hasani shënon edhe të dytin për kryeqytetarët

Delo.autor

Leave a Comment