Futboll La Liga

Ishte pranë Interit, Emre Mor zhgënjen te Celta Vigo

I blerë këtë sezon për 12 milionë Euro, Emre Mor ka zhgënjyer Celta Vigon dhe tifozët që kishin pritshmëri të mëdha për sulmuesin turk. Pavarësisht se e nisi mirë sezonin, 20-vjeçari nuk ka shfaqur nivelin e duhur, madje është lënë jashtë ekipit nga trajneri Unzue, për motive disiplinore.

Ai shpjegoi se Emre Mor nuk ka sjelljen dhe përkushtimin e duhur, ashtu si lojtarët e tjerë, ndaj dhe nuk do të jetë pjesë e ekipit derisa lojtari të reflektojë. Me fundin e sezonit, divorci mes palëve mund të bëhet konkret dhe për një ofertë 12-13 milionë Euro, Celta do ta shiste ish sulmuesin e Borussia Dortmund.

Në verë futbollisti turk ishte shumë pranë transferimit te Interi, por marrëveshja dështoi atëherë kur kishin mbetur vetëm firmat mbi kontratë, teksa vetë Emre Mor shkarkoi menaxherin e tij, i cili u akuzua si shkaktar i dështimit të marrëveshjes.

Related posts

PAS SKANDALIT ME RROGAT/ Kahn: Do të bashkëpunojmë me drejtësinë për të zbardhur të vërtetën

Delo.autor

Uruguai-Francë/ Publikohen formacionet zyrtare. Cavani nuk ja del të jetë titullar

Isa.Autor

Mushkonjat bëhen PROBLEM në Vollgograd/ Prezantuesja gjen një zgjidhje të ÇUDITSHME

Sadik.Autor

Leave a Comment