Futboll Premier League

Përmbysje “epike” në derbi, United shtyn festën e “komshinjve të zhurmshëm”!

Në një ndeshje që do të mbahet mend gjatë, Manchester United ka fituar 3-2 në fushën e Manchester City, duke i shkaktuar humbjen e parë në “Etihad Stadium”, gjatë këtij kampionati, skuadrës së Pep Guardiola.

Manchester City, që vinte nga disfata 3-0 kundër Liverpool në Champions League, pati fillimin e ëndërruar dhe shënoi dy herë në gjysmë orën e parë të lojës.

Vincent Company dhe Ilkay Gundogan shënuan për City, që me rezultatin 2-0 mbylli pjesën e parë, rezultat që do ta shpallte kampion, gjashtë javë para fundit.

Manchester United nuk bëri asnjë goditje në kuadrat në pjesën e parë, por mrekullisht përmbysi gjithçka në 45 minutat e dytë.

Paul Pogba shënoi dy gola në harkun e 97 sekondave duke vendosur barazimin. Ai u bë futbollisti i parë i United që nga viti 2012 që shënon dy gola kundër City.

23 minuta e 34 sekonda iu deshën “djajve” për të kompletuar përmbysjen, e cila u firmos me golin e tretë të mbrojtësit Chris Smalling.

Në minutën e fundit të ndeshjes, City pati rastin më të mirë për të barazuar, por tentativa e Sterling u ndal në shtyllë.

Një fitore e madhe për ekipin e Mourinho, por që është 14 pikë larg Manchester City, gjashtë ndeshje para fundit. Titulli mbetet plotësisht në duart e City, por festa u shty, teksa United “blindon” vendin e dytë.

Related posts

Kryen testet mjekësore, blerja e Barcelonës mbërrin në ‘Camp Nou’

Q.Autor

YLLI SHMANGU HUMBJEN E CHELSEAT/ Sarri e kritikon: Ai është në gjendje të luajë, por duhet…

Delo.autor

Befason Interi, hyn në garë për ish sulmuesin e Milanit

Q.Autor

Leave a Comment