Futboll La Liga

Real Sociedad këkon rikthimin e Rafa Benitezit në La Liga

Real Sociedad është pranë emërimit të Rafa Benitez për sezonin e ardhshëm.
Drejtori i ri sportiv Roberto Olabe e ka bërë të qartë se ai preferon vetëm spanjollë për stolin.

Përpara Benitez, kandidati kryesor për postin e trajnerit ishte Luis Mendilibar, trajneri aktual i Eibar, i cili tashmë është hequr nga lista.

Sipas MARCA, ish-trajneri i Real Madrid është bërë favoriti për t’u ulur në stolin e Estadio Anoeta.

Pas më shumë se dy viteve me skuadrën e Premier League, ku ai ka vuajtur të bëjë blerje të reja për të bërë ekipin të luftojë në krye të renditjes, Rafa mund të jetë pranë rikthimit në Spanjë.

Objektivi i tij primar është qëndrimi në Premier League me Newcastledhe më pas do të zgjidhë të ardhmen, në fillim duke dëgjuar klubin e tij dhe më pas ofertat e skuadrës baske.

Related posts

“KATALANASIT” NË KOLAPS/ Barcelona merr lajmin e keq, lideri duhet të operohet

Delo.autor

Tentoi ta godiste me thikë, Gjoka: Ai është viktimë si unë, ja pse e kam falur

Q.Autor

LIVË/ Maltë-Kosovë: Presion fantastik, Rashica vjedh topin dhe Muriqi nuk fal para portës (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment