Futboll Seria A Sport

PIRLO MERR LAJMIN E KEQ/ Talenti Chiesa dëmtohet në fazën delikate të sezonit. Ja kur pritet rikthimi i tij…

Sulmuesi i Juventusit, Frederiko Kieza u dëmtua në sfidën e djeshme ndaj Atalantës dhe do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme të bardhezinjve.

Kieza u pa duke çaluar dhe kërkoi të zëvendësohej në minutën e 58-të të takimit. Pas ndeshjes trajneri Pirlo u shpreh i shqetësuar për gjendjen e tij dhe u shpreh se do të shikohet me kujdes situata 23 vjeçarit.

Ekzaminimet e ditës së sotme kanë nxjerrë në pah se sulmuesi italian do të humbasë sfidën ndaj Parmës në mesjavë dhe atë ndaj Fiorentinës javën e ardhshme.

Kieza pritet të jetë në dispozicion të  trajnerit Pirlo në fillim të muajit maj. Një mungesë e rëndësishme kjo për Juven në fazën më delikate të sezonit.

Related posts

Capello: Ibran e bëra unë lojtari që është sot, kur erdhi nga Ajaxi…

Q.Autor

“NË PIKË TË HALLIT”/ Dybala pranon ofertën e Inter, por ka një kusht

F.autor

​Familja e Sanchezit mbërrin në Londër, kiliani përgatitet për t’u larguar nga Arsenali

Q.Autor

Leave a Comment