Futboll Seria A

Një ish e ndëshkon, Inter rrezikon Champions-in

Interi është mposhtur në udhëtim nga Torino të dielën në mesdite, duke mos e shfrytëzuar gabimin e Romës.

Roma humbi të shtunën në mbrëmje kundër Fiortentinës dhe Interi po shpresonte në një fitore sot kundër Torinos për ta rrëzuar Romën nga vendin i tretë, por gjërat nuk shkuan ashtu siç ziklatrit kishin planifikuar.

Torino e mposhti Interin 1-0 në “Olimpico” në një ndeshje të luajtur në kuadër të javës së 31-të të Serisë A italiane.

Interi pati shumë nga loja por goli iu mohua nga portieri i vendasve, Sirigu, që shfaqi një formë të jashtëzakonshme në këtë ndeshje.

Humbja e rasteve e kushtoi me tri pikë Interit, pasi ish-interisi Adem Ljajic shënoi gol në rastin e vetëm serioz të Torinos në minutën e 36-të.

Inter mbetet në vendin e katërt me 59 pikë, një më pak se Roma në vendin e tretë, dhe dy më shumë se Lazio në vendin e pestë, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ndërkohë, kjo fitore e mban Torinon në vendin e 10 por tani me 45 pikë, gjashtë më pak se vendi i gjashtë, Milani.

Related posts

KA EDHE KËSHTU/ Ja “sakrifica” që duhet të bëjë NEYMAR për të dashurën e tij

Isa.Autor

SPORTISTËT MË TË KËRKUAR NË GOOGLE/ Ronaldo mbretëron, Messi nuk ngjitet në podium

F.autor

Martial “tronditë” Unitedin me vendimin e ri

Sadik.Autor

Leave a Comment